Lajme

Konfiskohet mbi gjysmë kilogram ari


Në pikëkalimin kufitar të Vermicës oficerët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramë. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi i autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore.

“Apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut”.

Ndërkaq në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se në qytetin e Istogut janë prangosur tre të mitur të shtunën me dyshimin se kanë therur me thikë një person.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24-orësh.

Një person është arrestuar në Gjilan të shtunën me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore