Lajme

Konfirmohet stërnipi i Sitting Bull nga ADN-ja e mostrës së flokëve të tij


Një mostër e flokëve të Sitting Bull i ka ndihmuar shkencëtarët të konfirmojnë se një burrë nga Dakota e Jugut është stërnipi i liderit të famshëm vendas të shekullit të XIX-të.

Konkluzioni ka ardhur pas përdorimit të një metode të re për të analizuar linjat familjare me fragmente të ADN-së nga njerëz të vdekur prej kohësh, tregon e përditshmja “The Guardian”.

Referuar studiuesve, ADN-ja e nxjerrë nga flokët, të cilat ishin ruajtur në Institutin Smithsonian në Washington, ka konfirmuar lidhjen familjare midis Sitting Bull, i cili vdiq në 1890 dhe Ernie LaPointe, 73-vjeçarja nga Lead, Dakota e Jugut.

“Mendoj se ky hulumtim i ADN-së është një mënyrë tjetër për të identifikuar marrëdhënien time lineare me stërgjyshin tim”, ka thënë LaPointe, e cila ka tri motra.

Kjo është hera e parë që ADN-ja nga një person i vdekur prej kohësh, u përdor për të demonstruar një lidhje familjare midis një individi të gjallë dhe një figure historike.

Kështu, ofron potencialin për ta bërë këtë me të tjerët, ADN-ja e të cilëve mund të nxirret nga mbetjet, si flokët, dhëmbët apo kockat.

Lidhur me zhvillimin e kësaj metode të re, ajo u kryesua nga Eske Willerslev, drejtor i Qendrës Gjeogjenetike të Fondacionit Lundbeck në Universitetin e Cambridge-it.

“The Guardian” zbulon se kërkuesve iu deshën 14 vjet për të zbuluar një mënyrë për të nxjerrë ADN-në.

“LaPointe më kërkoi të nxjerr ADN-në prej saj dhe ta krahasoja me ADN-në e tij për të krijuar lidhjen”, ka sqaruar Willerslev, autor i lartë i hulumtimit të botuar në Science Advances.

Ai ka vijuar se “kisha shumë pak flokë dhe kishte ADN shumë të kufizuar në to. Na u desh shumë kohë për të zhvilluar një metodë që bazuar në ADN-në e kufizuar të lashtë, të mundësonte krahasimin me atë të njerëzve të gjallë përgjatë brezave të shumtë”.

“Kanë ekzistuar metoda, por ato kërkonin sasi të konsiderueshme të ADN-së ose lejonin të shikoje vetëm nivelin e nipërve. Me metodën tonë të re, është e mundur të vendosim lidhje më të thella familjare, duke përdorur sasi të vogla të ADN-së”, ka treguar Willerslev.

Sitting Bull ndihmoi në bashkimin e fiseve Sioux të Great Plains kundër kolonëve të bardhë që merrnin tokën fisnore dhe forcat ushtarake amerikane që përpiqeshin të dëbonin amerikanët vendas nga territori i tyre.

Ai udhëhoqi luftëtarët vendas amerikanë që fshinë trupat federale të udhëhequra nga George Custer në Betejën e vitit 1876 të Little Bighorn në atë që tani është shteti amerikan i Montana-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore