Lajme

Kompleksi i lashtë i verës i zbuluar në Izraelin Qendror


Në Izrael, sektori i prodhimit të verës ka qenë përherë e në rritje gjatë viteve të fundit, duke tejkaluar edhe numrin e kantinave që rezultonin në vitet ’80.

Gjeografia e vendit e mundëson vreshtarinë përmes afërsisë me detin, mbizotërimin e maleve dhe diellin e nxehtë, shkruan e përditshmja “Euronews”.

Megjithatë, është zbuluar se vendi ka një prodhimtari mjaft serioze të verës, po aq shumë sa 1 mijë e 500 vjet më parë.

Ishin arkeologët izraelitë, ata që kanë zbuluar eshtrat e një operacioni masiv të lashtë të verës që daton një mijëvjeçarë e gjysmë në qytetin qendror të Yavne, pranë Tel Aviv.

Sipas tyre, ky kompleks i gërmuar përfshin pesë presa verë, magazina, furra për prodhimin e enëve të ruajtjes së argjilës dhe dhjetëra mijëra fragmente dhe kavanoza.

Ndërkaq, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit ka thënë se zbulimi tregon se, gjatë periudhës Bizantine, Yavne ishte një fuqi prodhuese e verës, shkruan “Euronews”.

Madje, studiuesit kanë vlerësuar se objekti mund të prodhojë afro dy milionë litra verë në vit.

Një nga drejtorët e gërmimit, Jon Seligman, ka treguar se vera e bërë në zonë njihej si vera “Gaza” dhe eksportohej në të gjithë rajonin.

Dhe se në bindjen e studiuesve, vendndodhja Yavne kishin objektin kryesor të prodhimit.

“Kjo ishte një verë prestigjioze, një verë e bardhë, e lehtë dhe u mor në shumë, shumë vende rreth Mesdheut”, ka zbuluar ai.

Në vende, përfshirë Egjiptin, Turqinë, Greqinë dhe ndoshta Italinë Jugore.

Për Seligman, vera nuk ishte thjesht një eksport i rëndësishëm dhe burim kënaqësie në kohët e lashta.

“Ishte një burim kryesor i të ushqyerit dhe kjo ishte një pije e sigurt, sepse uji shpesh ishte i kontaminuar, kështu që ata mund të pinin verë në mënyrë të sigurt”, ka shtuar ai.

Kurse Autoriteti i Antikave ka dalluar se kompleksi u zbulua gjatë dy viteve të fundit gjatë gërmimeve që po kryheshin si pjesë e zhvillimit të Yavne.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore