Pajisje

Kompania e Morris Chang po krijon fabrikë të re për prodhimin e çipave


Themeluesi i Taiwan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC) Morris Chang konfirmoi se kompania e tij po krijon një fabrikë prej 12 miliardë dollarësh në Phoenix, Arizona.

Fabrika do të fokusohet në prodhimin e çipave 3 nm dhe do të vendoset në afërsi të kompleksit të Pheonix, i cili aktualisht fabrikon çipa 5 nm.

TSMC pritet të mbajë një ceremoni “tool-in” për fabrikën e saj të re më 6 dhjetor.

TSMC founder Morris Chang (image: Reuters)

TSMC tashmë thuhet se do të shpërndaj çipat e saj 3 nm bazuar në procesin N3 për çipat e gjeneratës së ardhshme Apple iPhone dhe Apple silicone SoCs për kompjuterët Mac dhe iPad.

Fabrikat kryesore të TSMC janë në Tajvan, megjithëse kompania është zgjeruar edhe në SHBA me fabrika në Camas, Washington dhe Pheonix, Arizona, si dhe qendra dizajni në Austin, Teksas dhe San Jose, Kaliforni.

Bazuar në vlerësimet, TSMC kontrollonte deri në 70% të të gjitha çipave në TM1 2022.

The evolution of TSMC nodes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore