Shqipëria

Komisioni i Rithemelimit, letër Nikollës: Jeni vënë në dijeni të shkarkimit të Bashës


Komisioni i ashtuquajtur i Rithemelimit, përmes një letër njoftimi pretendon se ka vënë në dijeni Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga funksioni i tij.

Ata pretendojnë gjithashtu në Kuvend se kanë pezulluar nga funksionet e çdo organi tjetër të PD-së dhe kanë vendosur të pavlefshëm aktet e tjera të ndërmarra nga Basha.

Mes deputetëve që kanë firmosur këtë letër, drejtuar kryetares së Kuvendit,  Lindita Nikolla, janë: Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore