Shqipëria

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve, mungoi administratorja Kodra/ Sekretarja e Përgjithshme e MIE-së paraqitet për dëshmi


Ka nisur me debate seanca e radhës e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. E para që do paraqitej për dëshmi ishte administratorja e “Integrated Energy”, Ariola Kodra.

Duke qenë se kjo e fundit nuk u paraqit, seanca nisi me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi.

Nga ana tjetër, Kodra do të përballet me kallëzime penale nëse nuk paraqitet për informacion, sipas kryetares së Komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Tabaku i vendosi përballë Haxhiademi-t raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për shkelje të rënda të koncesionarit nga viti 2019 deri në 2021-shin.

Sa u përket këtyre shkeljeve, Haxhiademi tha se nuk ka pasur gjoba ndaj tyre.

Sekretarja e Përgjithshme e MIE-së theksoi se inceneratori i Tiranës ka pasur procedurë koncensionare, ndërsa ajo e Fierit dhe Elbasanit janë Partneritet Publik Privat.

Sa u përket monitorimeve të punës për ndërtimin e tyre, Haxhiademi theksoi se është një grup pune – Njësia e Zbatimit të Projekteve – që merret dhe e ndjek procedurën çdo muaj.

NJZP-të, sipas saj, kanë pasur komunikime institucionale dhe shkresore me kompanitë përkatëse.

“Si pjesë e bilanceve të dorëzuar nga kompania janë vënë re një sërë shkeljesh. 20 milionë euro për punime të realizuar nga inceneratori i Fierit është deklaruar në bilanc, e shkruan vetë. Kanë 20 milionë euro për nënkontraktime të Klodian Zotos. Nuk mbani përgjegjësi institucioni juaj për pagesat fiktive? 20 milionë euro punime të pakryera i mbartin për vitin tjetër, si janë bërë pagesat pa pasur situacione? “, iu drejtua Tabaku.

Haxhiademi tha se nuk ishte në dijeni të faturave fiktive. Por, Tabaku insistoi se janë bërë pagesa nga ana e institucionit edhe pse ky impiant ka rezultuar me shkelja të rënda.

Pagesa e fundit që i është bërë Fierit, Haxhiademi bëri me dije se ka qenë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Screenshot 6

Ndërsa sa i përket ndryshimeve të pronësisë, Haxhiadimi u pyet si autoritet kontraktues kanë qenë në dijeni për transferimin e aksioneve, ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë kërkesë për ndryshim pronësie.

Ndërkaq Haxhiademi shtoi se kontrata parashikon detyrimin që pagesat duhet të kryhen nga shteti ndryshe nuk do të ekzistonte objekti i ndërtuar. Nga ana tjetër ajo theksoi se nuk e di aktivitetin që bën shoqëria jashtë.

Sakaq ajo deklaroi se nuk ka shtyrje të afatit të ndërtimit, qëndron afati prej pesë vitesh.

Dëshmia e administratorit të Fierit

Në komisionin Hetimor ka dëshmuar nëpërmjet një lidhje online pasi ishte i infektuar me COVID-19, administratri i Inceneratorit të Fierit “Integrated Technology Ëaste Treatment”, Loran Dusha.

Sa i përket pyetjes së kryetares Tabaku për harxhimin e 23 milionë eurove shpenzime për ndërtimin e këtij Inceneratorit për katër vite – kur nuk ka një të tillë –  Dusha ka dëshmuar se nuk ka dokumente për të dhënë një përgjigje zyrtare.

Duzha

Por ai deklaroi se ato mund të jenë shpenzuar për nënkontraktorët e huaj.

Përpos kësaj Dusha u pyet për shpenzimet e udhëtimeve. Sipas tij, këto udhëtime janë kryer nga personeli për të kontaktuar me kontraktorët.

Ai u pyet se ai njihte shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe shtetasen Stela Gugallia dhe deklaroi se po pasi Zoto është aksioneri i shoqërisë punon. Ndërsa Mirel Mërtiri ka qenë drejtor kompanisë “Integrated Technology Services”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore