Lajme

KMDLNj kundërshton marrëveshjen me Danimarkën për burgjet: Ka më shumë dëme sesa përfitime


KMDLNJ.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kundërshtuar marrëveshjen për burgjet me qira në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës.

KMDLNJ, përmes një komunikate për media ka thënë se përkundër insistimit të ministres Haxhiu, që kjo marrëveshje të kalojë, opozita e ka kundërshtuar pasi që “është e kundërligjshme”.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë informuar as për veprat që janë dënuar këta të burgosur e as për shtetin nga e kanë prejardhjen. Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë informuar se asnjë i burgosur nuk është danez apo shtetas danez”, thuhet në komunikatën për media.

Këshilli ka pohuar se të burgusorit nuk do të sjelljen në Kosovë, për arsye se trajtimi ndaj tyre është më i mirë.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë të qartë se këta nuk transferohen në Kosovë shkaku se Kosova i trajton mirë (edhe i trajton mirë sipas standardeve kosovare të dënuarit kosovarë) për faktin se përgjegjësinë për trajtimin e tyre e ka shteti danez por se ata dërgohen në Kosovë”.

“Sepse Kosovën e konsiderojnë si një shtet islamik i afërt me përcaktimin fetar të burgosurve që do të kontrabandohen nga Danimarka në Kosovë”.

Ky këshill ka thënë se deputetët nuk janë informuar as se si do të organizohen vizitat familjare të cilat janë më të shpeshta se në Kosovë.

“Paramendojeni situatën kur 300 të burgosur në të njëjtën kohë vizitohen nga 1200 familjarë! Do të krijohej një situatë sikur të ishin në Afganistan, Sudan, Siri apo Pakistan”.

Mes të tjerash, thuhet se deputetët duhet të informohen se dëmet janë shumë më të mëdha sesa përfitimet.

“Deputetët duhet të informohen se përfitimi material prej afërsisht 15 milionë euro brenda viti është i papërfillshëm krahasuar me dëmet afatgjate që i shkaktojnë Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”.

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet

Në tetor të vitit 2020, institucionet Korrektuese të Kosovës filluan një bashkëpunim me institucionet korrektuese të Danimarkës.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hakkerup, kishte deklaruar se kjo marrëveshje me Kosovën është diskutuar që një vit.

“Nënshkruam një letër qëllimi. Është një gur themel për bashkëpunimet e tjera mes Kosovës. Shërbimi Korrektues i Danimarkës ka qenë i mbingarkuar dhe Kosova është kontaktuar para një viti”, kishte potencuar Hakkerup.

Për momentin, rreth katër mijë të burgosur po vuajnë dënimin në burgjet e Danimarkës.

Numri i institucioneve të tilla është në rënie dhe numri i të burgosurve po rritet – me 19 për qind që nga viti 2015.

Shumica e të burgosurve vuajnë dënime deri në pesë vjet në të ashtuquajturat burgje të hapura.

Shumica e këtyre objekteve nuk kanë një gardh tradicional burgu dhe të burgosurit mund të kërkojnë mundësinë për t’u larguar përkohësisht nga burgu.

Albanian Post, kishte realizuar një story brenda burgut të Gjilanit ku do të transferohen të burgosurit nga Danimarka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore