Lajme

Klubet e natës në Britani, detyrim certifikatën e vaksinimit


Në Mbretërinë e Bashkuar, deri në fund të muajit, parashikohet që askush të mos lejohet të futet në klubet e natës pa certifikatën e vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Nadhim Zahawi, tha se është koha e duhur për të filluar parashikimi i strategjive të duhura, pasi vendet ku janë prezente turma të mëdha, janë të rrezikuara.

Por, kërkimi i certifikatës së COVID-19, është kritikuar nga disa vende dhe disa deputetë.

Zahawi tha se: “një gjë që kemi mësuar, është se në tubimet e mëdha të njerëzve, veçanërisht në ambiente të mbyllura, virusi tenton të rritet dhe të përhapet”.

Gjithashtu ai tregoi edhe planet e qeverisë, për një mbrojtje më të madhe për njerëzit e moshës mbi 50 vjeç.

Ai theksoi se vaksinimi për të gjithë fëmijët 12-15 vjeç do të ishte “absolutisht” gjëja e duhur.

Klubet e futbollit do të jenë gjithashtu ambientet ku do kërkohet vërtetimi i vaksinës.

Sidoqoftë, vetëm një numër i vogël i klubeve i kanë bërë kontrollet e COVID-19, një kusht të detyrueshëm të hyrjes.

Kundërshtimi i planeve ka ardhur edhe nga deputetët konservatorë në grupin e rimëkëmbjes COVID-19, si dhe liberal demokratët, udhëheqësi i të cilëve, Ed Davey, i përshkroi ato si “përçarës”.

Ndërkohë, laburistët skocezë kanë refuzuar të mbështesin certifikatat e vaksinave.

Wells thotë se nuk ka në plan të prezantojë pasaporta, COVID-19 për vendet, ndërsa ministrat në Irlandën e Veriut nuk kanë shpallur ende një pozicion mbi një skemë.

Zahawi tha: “Ka shumë të ngjarë që ne të fillojmë të zgjerojmë stafin në spitale”.

Të dielën e 5 shtatorit kishte 37 mijë raste të coronavirus-it dhe 68 vdekje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore