Bota

Kinë/ Stuhia Yangtze i merr jetën 11 personave


Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe 102 kanë mbetur të plagosur nga një stuhi e dhunshme që goditi Kinën lindore, të premten në mbrëmje.

Sipas zyrtarëve, disa nga njerëzit janë hedhur në lumin Yangtze, disa janë goditur nga rënia e pemëve e disa të tjerë nga shtyllat e energjisë elektrike.

Ndërsa 11 persona të tjerë, të cilit ishin në një anije peshkimi, u mbyten gjatë kësaj stuhie. Dy prej tyre kanë shpëtuar dhe nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

Mediat lokale raportojnë se kokrrat e breshrit me trashësinë të konsiderueshme, ranë në qytetin bregdetar të Nantong-ut.

Pamjet e postuara në platformën kineze të mediave sociale Weibo, tregojnë erëra të forta që përshkojnë qytetin dhe mbeturinat e mëdha nga ndërtesat e prishura, të shpërndara nëpër rrugë.

Në një video tjetër duket një avion i madh pasagjerësh që rrotullohet nga erërat ndërsa parkonte në pistën e aeroportit të qytetit.

Nantong është një qytet jug-lindor me tetë milion njerëz në bregun verior të Yangtze, rreth 62 milje (100 km) nga Shangai.

Shumë shtëpi në qytet janë dëmtuar rëndë, thanë zyrtarët në platformën kineze të mediave sociale Weibo, të shtunën.

Më shumë se 3 mijë banorë janë dashur të evakuohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore