Lajme

Kinë, shfrytëzimi i arinjve polarë për turizëm


E çuditshme, por ia që ndodh në Kinë!

Hoteli është ndërtuar rreth vendqëndrimit të një ariu polar. E gjithë kjo për kënaqësinë e klientëve të tij. Menjëherë pas kësaj ka pasur debat të fortë nga konservatorët.

Në Harbin Polar Land në verilindje të Kinës, dritaret e dhomave të hotelit kanë pamje mbi arinjtë polarë.

Në një video tregon arinjtë, si një specie e kërcënuar, duke u fotografuar nga turmat e të ftuarve. E gjithë kjo nën drita të ashpra. Në një hapësirë të përbërë nga shkëmbinj të rremë dhe një dysheme të bardhë të pikturuar.

Organizatat për të drejtat e kafshëve reaguan me zemërim, duke u bërë thirrje klientëve të qëndrojnë larg institucioneve që përfitojnë “nga mjerimi i kafshëve”.

“Arinjtë polarë i përkasin Arktikut, jo në kopshte zoologjike ose kuti qelqi në akuariume, dhe sigurisht jo në hotele”, tha nënkryetari i Peta Asia, Jason Baker.

Ndër kafshët e egra, arinjtë polarë zakonisht enden nëpër territore që mund të përshkojnë mijëra milje, shtoi Baker.

Harbin është i famshëm për festivalin e tij të gdhendjes në akull, dhe hoteli i ngjan një iglo gjigante. Çatia e tij ndodhet në majë të akullit artificial. Por disa përdorues kinezë të mediave sociale shprehën shqetësim për temën që po çohet në këtë ekstrem.

“Një burg panoramik për arinjtë polarë … A nuk kemi mësuar asgjë për mizorinë ndaj kafshëve?” tha një komentator.

“Mangësitë në ligjin për mbrojtjen e kafshëve të egra të Kinës lejojnë bizneset të shfrytëzojnë ata pa ndonjë shqetësim për mirëqenien e tyre”, tha për AFP një zëdhënës i Rrjetit të Mbrojtjes së Kafshëve të Kinës.

Kohët e fundit autoritetet kineze ndryshuan ligjin për të ndaluar konsumimin e botës së egër për ushqim. Kjo, pas spekulimeve mbi origjinën e hetuesve të Coronavirus-it drejt një tregu në Wuhan, ku kafshët e gjalla ishin për shitje.

Por përdorimi i pjesëve të specieve të rrezikuara në mjekësinë tradicionale mbetet i shfrenuar. Ndaj cirku dhe kopshtet zoologjike kineze shpesh kritikohen për standardet e dobëta të strehimit dhe kujdesit ndaj kafshëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore