Lajme

Kina, që do të vijë


Më pak se dy orë për të përcaktuar rrugën e Kinës deri në vitin 2049, kur ajo do të ketë kapërcyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës – jo një premtim bosh, por një qëllim, të cilin Xi Jinping e beson fort.

Fjalimi i hapjes në Kongresin e XX-të e Partisë Komuniste Kineze zgjati rreth gjysmën e atij të mëparshëm, një shenjë e besimit dhe kontrollit mbi sistemin nga Sekretari i Përgjithshëm që po largohet, por edhe po kthehet ndoshta për jetë.

Në ortodoksinë e përsosur marksiste-leniniste, ajo që ka rëndësi është partia e ndërsa shteti, për të cilin Xi do të konfirmohet si president në pranverë, është një pasojë.

Me partinë në dorë, është gjithashtu e mundur që të përshtatet realiteti.

Fjalimi shpaloset në tre drejtime.

Së pari, ai ilustron sistemin që Xi Jinping ka ndërtuar gjatë dhjetë viteve të dy mandateve të tij në pushtet.

Ai rivendosi primatin e partisë mbi politikën dhe ekonominë.

Kina e Xi-t nuk dëshiron të përfundojë si BRSS-ja e Gorbaçovit, ndaj ishte e nevojshme t’i jepej fund devijimeve perëndimore si ndarja e pushteteve.

Duhet të jetë vetëm një pushtet, ai i PKK-së.

Kjo vlen edhe për ekonominë, paralajmërohen sipërmarrësit e mëdhenj dhe të vegjël.

Shtylla e dytë ishte një “aparat i fortë ushtarak në epokën e re”.

Kurse e treta, shkenca dhe teknologjia. E ardhmja e Kinës Popullore qëndron në fitimin e konkurrencës teknologjike me Perëndimin

Drejtimi i dytë i fjalimit qëndron në shtrembërimet dialektike me të cilat, si një marksist-leninist i mirë, Xi Jinping e ka mbushur diskursin.

“Forcimi ideologjik i kulturës kombëtare dhe besimi i qeverisjes te partia e vetme janë garancia më e mirë e demokracisë së sistemit kinez”.

Këto janë fjalët e Xi, jo komentet gazetareske.

Përsa i përket anës së jashtme, e cila është ajo që ka më shumë rëndësi për pjesën tjetër të botës, Xi Jinping tha shumë pak.

Tajvani – ku ka dy parti, është një deformim i demokracisë – do të ribashkohet me Kinën, por “në mënyrë paqësore”.

Në fund të fundit, nuk ka ekspansionizëm kinez, politika e jashtme kineze është, sipas definicionit, paqësore.

Megjithatë, Tajvani është një politikë e brendshme dhe jo e jashtme.

Ukraina? Miqësi e pakufizuar me Rusinë? Asnjë fjalë për këtë.

Heshtje ndërkombëtare që nuk do ta gëzojë aspak Kremlinin.

Sinjale relaksues për Washingtonin? Ndoshta, por sipas traditës më të mirë të Perandorisë ,ajo mbetet e padeshifrueshme.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore