Film

Kim Kardashian shfaqet krejt më ndryshe në sezonin e ri të “American Horror Story”


Modelja, Kim Kardashian duket se ndryshoj shumë në pamje për rolin e saj në sezonin më të ri të “American Horror Story”.

Ylli i “Kepping up with the Kardashians” dukej gati e panjohur në premierën e parë të sezonit të 12-të të serialit që u publikua të enjten.

Në klipin prej 40 sekondash, 42-vjeçja u pa duke mbajtur një parukë të gjatë me ngjyrë të bardhë, ndërsa rrezatonte në një fustan të zi dhe duke përqafuar një foshnjë shoqëruar me këngën në sfond –  “Rock-A-Bye Baby”.

Lëkura e yllit televiziv ishte lyer e tëra e bardhë, një kontrast i fortë me buzëkuqin e saj të dhe qerpikët fallco që dukeshin goxha dramatikë, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Edhe yjet tjera, kolege të saj, Emma Roberts dhe Cara Delevingne kishin pamje të ngjashme , e që dukeshin po ashtu të frikshme si në fytyrë, ashtu edhe në stil të veshjes e në vallëzim.

Kujtojmë se edhe pse traileri emocionoi shumë fansa, lajmi për përfshirjen e Kardashian në serial tërhoqi reagime të ndryshme në fillim të këtij viti.

Ndërsa bashkë-autori i “AHS”, Ryan Murphy, e përshkroi themeluesen e Skims si një nga “yjet më të mëdhenj dhe më të ndritur të televizionit në botë”, aktorët e tjerë ishin më pak se të impresionuar nga vendimi i tij për t’ia dhënë këtë rol dikujt që nuk është aktore, përfshirë Patti LuPone.

Ylli legjendar i Broadway-it nuk i kurseu fjalët kur u pyet për pjesëmarrjen e Kim në kastin e serisë, teksa kishte dhënë një intervistë për “Watch What Happens Live With Andy Cohen” në muajin prill.

LuPone, e cila luajti vetë në “AHS”, zbuloi se nuk i pëlqente zgjedhja e kastit sepse po ia merrte rolin “aktorëve të tjerë” që ishin më të merituar.

“Më falni, më falni, Kim. E di, çfarë po bën me jetën tënde?”, pati thënë ajo.

Megjithatë, Kardashian me sa duket e mori mesazhin seriozisht, dhe më në fund filloi të merrte mësime aktrimi për t’u përgatitur për rolin.

Ndërsa foli për Variety në “Met Gala 2023”, Kardashian sqaroi se ajo “natyrisht” se po merrte ndihmë nga profesionistët dhe po e shijonte vërtet “sfidën”.

“Është vërtet kënaqësi të dilni jashtë zonës suaj të komfortit dhe të provoni diçka të re, dhe të rriteni përgjatë asaj. Jam shumë e emocionuar për këtë eksperiencë”, kishte thënë ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore