Kosova

KFOR-i, të gjitha palëve: Shmanguni nga provokimet, kërkoni zgjidhje


Zgjidhja për shtensionimin e situatës në veri duhet kërkuar përmes dialogut dhe palët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës.

Kështu ka deklaruar Forca paqeruajtëse, KFOR, e cila shtoi se mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë të përfshirët në këtë situatë.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”.

Po ashtu KFOR ravijëzon se pret që të gjithë  të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve.

KFOR këmbëngul në idenë se palët duhet të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore