Shqipëria

Kërkohet shkarkimi i kryeprokurores së Tiranës


Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KLP), për hedhjen poshtë të akuzave të ngritura nga përfaqësuesi i tyre, Theo Jacobs, ndaj prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Kërkesa është dorëzuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelit (KPA). Gjithashtu ata kanë ankimuar konfirmonim në detyrë të prokurores.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit”, shkruhet në njofitmin e KPA-së.

Më herët Jaboc gjatë një seance dëgjimore ndaj Imerajt e akuzoi atë për “ndikim të paligjshëm në procesin e rivlerësimit”. Gjithashtu, ai në seancë u shpreh se kolegu i tij, tashmë i larguar nga ONM-ja, ishte përndjekur nga Imeraj.

Drejtuesja Elisabeta Imeraj doli disa javë më parë, para institucioneve të Vetting-ut për vlerësimin e figurës. Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), kreu vlerësimin etik dhe profesional të prokurores.

KLP-ja votoi në mënyrë unanime lejimin e drejtueses së Prokurorisë, për ngjitjen në karrierë. Gjatë javës së kaluar ajo hoqi dorë nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore