Shqipëria

Hidhen poshtë akuzat ndaj kryeprokurores së Tiranës


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka hedhur poshtë akuzat e përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacob, ndaj kryetares së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Më herët Jaboc gjatë një seance dëgjimore ndaj Imerajt e akuzoi atë për “ndikim të paligjshëm në procesin e rivlerësimit”. Gjithashtu, ai në seancë u shpreh se kolegu i tij, tashmë i larguar nga ONM-ja, ishte përndjekur nga Imeraj.

KPK-ja theksoi se nuk ka asnjë provë që prokurorja ka përgjuar vëzhguesin ndërkombëtar. Elisabeta Imeraj u konfirmua sërish në detyrë më 1 prill të këtij viti.

Drejtuesja Elisabeta Imeraj doli disa javë më parë, para institucioneve të Vetting-ut për vlerësimin e figurës. Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), kreu vlerësimin etik dhe profesional të prokurores.

KLP-ja votoi në mënyrë unanime lejimin e drejtueses së Prokurorisë, për ngjitjen në karrierë. Gjatë javës së kaluar ajo hoqi dorë nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

Imeraj kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e SPAK-ut në shkurt të vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore