Aplikacione

Këngët më të njohura në TikTok për vitin 2023


TikTok ka publikuar raportin e tij vjetor mbi ndikimin e platformës jashtëzakonisht të njohur të mediave sociale në industrinë e muzikës.

TikTok gjurmon efektin e platformës së tij në industrinë e muzikës. Këtë vit, 13 nga 16 “Number one” në MB u bashkuan me momente virale në platformë.

13 nga 18 këngët në krye të Billboard Hot 100 të SHBA-së ndoqën trendët e TikTok.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Lewis Capaldi ishte një nga këngëtarët më të mëdhenj të këtij viti me dy këngët “Pointless” dhe “Wish You the Best” nga albumi i tij “Vertigo” që kryesuan listat.

Capaldi e ka përshkruar veten si “Mbreti i TikTok” dhe ka grumbulluar 8.4 milionë ndjekës që kur iu bashkua platformës.

Lewis Capaldi performs during the Glastonbury Festival in Worthy Farm, Somerset, England, Saturday, June 24, 2023

Artistët më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar nga komuniteti TikTok pas Capaldi janë, Sam Smith, Central Cee, Anne Marie, Ed Sheeran, Prinz, KSI, Rolling Stones, Pink Pantheress dhe Calvin Harris.

Kënga hit e Central Cee ‘Sprinter’ me artistin Dave ishte kënga e parë numër një për reperin britanik dhe e treta për Dave.

‘Sprinter’ theu rekorde në Mbretërinë e Bashkuar si kënga numër një me jetëgjatësi historike.

“Sprinter” ishte kënga më e madhe e vitit. Është përdorur në më shumë se 1 milion video dhe Central Cee e ka promovuar shumë këngën përmes vetë TikTok.

Një video që ai postoi me të dashurën e tij mblodhi afro 60 milionë shikime.

Dave and Central Cee: Sprinter scores a record-breaking number one

Sa i përket audiove më të përdoruara për vitin 2023 ne kemi listuar ato të cilat ne mënyrë të vazhdueshme dominojnë “FYP”.

  1. “Collide (more sped up)” – Justine Skye
  2. “Cupid – Twin Ver – Sped Up Version” – FIFTY FIFTY
  3. “Her Way (Sped Up)” – PARTYNEXTDOOR
  4. “Favorite Song – Sped Up” – Toosii
  5. “Boy’s a Liar Pt. 2” – PinkPanthress & Ice Spice
  6. “Bounce When She Walk” – Ohboyprince
  7. “Peaches & Eggplants (feat. 21 Savage)” – Young Nudy
  8. “In Ha Mood” – Ice Spice
  9. “Makeba” – Jain
  10. “Cruel Summer” – Taylor Swift

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore