Jetesë & Stil

Kendall Jenner dhe Devin Booker bashkë për pushime në Capri


Modelja e famshme, Kendall Jenner, është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj aktual, Devin Booker në Capri të Italisë.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, 25 vjeçe, u pa duke pushuar në një jaht luksoz bashkë me partnerin e saj, 24 vjeç e që me profesion është balerin.

Kendall Jenner – Capri, Itali.

Çifti u takua me mikun e tyre, Fai Kahdra, para se të hipnin në një varkë me për të shkuar në qytet.

Modelja kishte veshur bikini të firmës “Gonza”, një markë në krye të së cilës qëndron, ish-asistentja e Kylie Jenner, Victoria Villaroel dhe motra e saj Sofia.

Madje, me bikini të ngjashme ditë më parë u pa edhe motra e Kendall, Kourtney Kardashian, ndërsa ishte me pushime me Travis Barker, Kris Jenner dhe Corey Gamble në Cabo San Lucas, të Mexicos.

Por, Kendall, duket se ka vendosur që të përfundoj pushimet e kësaj vere në Capri, pasi që ditë më parë ajo u pa në brigjet e Sardenjës, por atje ishte në shoqërinë edhe të miqve të saj.

Devin Booker – Capri, Itali.Kjo është mes romancash më të gjata të Jenner dhe gjithçka filloi kur dyshja kaluan kohë së bashkuë në Arizonë gjatë muajit prill të vitit 2020.

Por, për publikun, ata e pranuan lidhjen në ditën e Shën Valentinit të këtij viti, ndërsa më pas festuan edhe përvjetorin e tyre në muajin qershor.

Kendall Jenner.

Ndryshe, së fundmi në një ankesë ligjore të paraqitur në një gjykatë në New York City, kompania italiane kishte akuzuar yllin e “Keeping Up with the Kardashians”, se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi, duke mos u shfaqur në një nga dy fotosesionet e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej në një total prej 1.5 milionë dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20 për qind.

Kendall, e cila ishte modelja më e paguar në botë në vitin 2018 me 22.5 milionë dollarë të ardhura vjetore, sipas Forbes, nuk i ka adresuar akuzat, duke mohuar pretendimet.

Kompania “Liu Jo” pretendoi se ylli mori pjesë në xhirimet e para në korrik të 2019-ës. Marka e njohur i kishte paguar asaj deri në atë moment, 1.35 milionë dollarë.

Xhirimi i dytë ishte vendosur të bëhej në Londër në mars të vitit 2020, por për shkak të pandemisë udhëtimet ishin ndaluar.

Në padi thuhet se palët ranë dakord, të shtyjnë xhirimet në vjeshtë, por nuk konfirmuan një datë të re. Kendall thuhet se përfundimisht nuk u përgjigj më për Liu Jo, derisa kompania e informoi atë se do ta padiste për shkelje të kontratës.

Një zëdhënëse, e cila përfaqëson Kendall, tha: “Kjo padi është e pabazë. The Society Managment, në emër të zonjës Kendall Jenner, i ka ofruar vazhdimisht Liu Jo-s datat dhe vendet alternative për të përmbushur një marrëveshje që u detyrua të shtyhej për shkak të pandemisë koronavirus”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore