Lajme

Katër të vdekur dhe 56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar katër persona të vdekur nga COVID-19 dhe 56 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 327 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 281 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë dy mijë e 330.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 14 mijë e 149.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 806 mijë e 209 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 551 mijë e 601.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë dy persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

No photo description available.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore