Lajme

Katër izraelitë vriten gjatë një sulmi në Bregun Perëndimor


Katër izraelitë u vranë në një sulm në një pikë karburanti në Eli, një vendbanim hebre pranë Nablusit në Bregun Perëndimor.

Lajmi u bë i ditur nga botimi italian “Corriere della Sera”.

Sipas mjekëve, të cituar nga mediat, katër persona të tjerë janë transportuar në spital në kushte të ndryshme.

“Terroristët hapën zjarr në pikën e karburantit”, tha ushtria izraelite.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik vlerësuan sulmin: “Është një përgjigje e natyrshme ndaj përshkallëzimit dhe krimeve të okupimit kundër popullit palestinez”, komentoi Xhihadi Islamik.

Një zëdhënës i Hamas-it, i cili kontrollon Rripin e Gazës, theksoi se “reagimi ishte i shpejtë kundër krimeve të okupimit në kampin e refugjatëve Jenin dhe sulmit në Al-Aqsa”.

Bëhet fjalë për bastisjen e kryer dje nga ushtria izraelite në Jenin, ku mbetën të vrarë gjashtë palestinezë, ndërsa tetë ushtarë izraelitë u plagosën nga shpërthimi i një bombe që goditi automjetin me të cilin ata udhëtonin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore