Jetesë & Stil

Kate Winslet për Çmimin Emmy: Ndihem e vlerësuar


Kate Winslet, aktorja e njohur me famë ndërkombëtare, pas vlerësimit me Çmim Emmy është shprehur e  emocionuar dhe e lumtur.

Pasi i ka falënderuar të gjithë, ajo ka konfirmuar se ndihet fituese dhe për këtë është shumë e kënaqur me veten.

Në fjalimin e saj, Winslet përshëndeti edhe aktoret e tjera, me të cilat ishte në garë në këtë kategori, përfshirë Michaela Coel, Cynthia Erivo, Elizabeth Olsen dhe Anya Taylor-Joy.

“Unë ju mbështes dhe ju përshëndes. Jam krenare për të gjitha ju”, tha ajo.

Winslet vlerësoi projektin dhe krijuesin e “HBO Max”, Brad Ingelsby, ndërsa ajo mori çmimin.

“Mare of Easttown” i mblodhi njerëzit së bashku dhe u dha atyre një temë për të folur, përveç një pandemie globale. Unë dua t’u falënderoj të gjithëve që ndoqët shfaqjen sonë.

Ajo tha për regjisorin Craig Zobel se: “Të gjithë aktorët tuaj kanë fituar shumë nga ky serial. Më pëlqente të punoja me ju çdo ditë”.

Gjithashtu ajo bëri disa falënderime për ekipin e saj. Seriali u shfaq premierë më 18 prill 2021 dhe përfundoi më 30 maj 2021, i përbërë nga shtatë episode.

Ajo falënderoi prodhuesit Karen Wacker dhe Ron Schmidt që e mbajtën atë dhe kolegët e saj të sigurt në këtë kohë të vështirë pandemie.

Winslet, e cila më herët fitoi një çmim në “Emmy Awards” në vitin 2011 për filmin “Mildred Pierce”, gjithashtu falënderoi fëmijët e saj Mia, Joe dhe Beth, dhe bashkëshkortin Ned Rocknroll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore