Shqipëria

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) mëngjesin e 7 shkurtit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Në letrën e saj, PD-ja shkruante se kërkesa e paraqitur nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demo-Kristiane (PDK) së bashku më Komisionin e Rithemelimit u dorëzua përpara se të regjistroheshin si subjekte zgjedhore.

Për PD-në, kjo është në shkelje të dukshme me Kodin Zgjedhor.

“Partive që kërkojnë koalicion u mungon legjitimiteti dhe për këtë kërkojmë shfuqizimin e vendimit të Ilirjan Celibashit për të njohur koalicionin LSI-PDK”, shkruhet në kërkesë.

Aty theksohet se, sipas Komisionit Rregullator, është i përcaktuar qartë afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve.

Kjo 24 orë pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 3 shkurt.

“Në këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor”, argumenton selia blu në kërkesën e saj drejtuar KQZ-së.

Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpallur zyrtarisht regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, midis LSI-së dhe PDK-së dhe Komisionit të Rithemelimit.

Mirëpo, në letër, fraksioni i Berishës brenda Partisë Demokratike, nuk do të jetë pjesë e koalicionit.

Nën argumentimin se simbolet e Partisë Demokratike, nuk mund të përdoren përveçse nga Partia Demokratike. Pra, Komisioni i Rithemelimit, de jure nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve, por de facto po.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së në KQZ, Altin Kaziaj, argumentoi se paraqitja e kërkesës për koalicion, ishte tërësisht legjitime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore