Lajme

Karma apo virusi, doktori kenian anti-vaksinë vdes nga Covid-19


Një mjek kenian i cili u bë një kundërshtar i zjarrtë i vaksinës Covid-19 ka vdekur nga virusi, javë pasi tha që vaksina ishte “krejtësisht e panevojshme”.

Dr. Stephen Karanja, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Katolikë të Kenias, u mbështeti tek trajtimi me avull dhe tabletat hidroksiklorokinë.

Ai u përplas me kishën katolike për sigurinë e vaksinave Covid.

Autoritetet shëndetësore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) hodhën poshtë pretendimet e tij.

“Vaksina që shpërndahet në Kenia, është rishikuar dhe është gjetur e sigurt jo vetëm nga procesi rigoroz i OBSH-së, por edhe nga disa autoritete rregullatore të rrepta”, tha OBSH-ja në mars.

Konferenca e Peshkopëve Katolikë në Kenia gjithashtu u distancua nga pikëpamja e Karanja-s mbi vaksinat Covid-19, duke thënë se ato ishin “të lejueshme dhe të pranueshme nga aspekti etik”.

Kenia mori pak më shumë se një milion doza vaksinash nga iniciativa globale Covax, shumica e të cilave janë administruar.

Vendi ka konfirmuar më shumë se 160 mijë raste dhe 2 mijë e 707 vdekje. Në mars, qeveria vendosi një lockdown tjetër që kufizon lëvizjen në pesë qarqe pas një rritje të infeksioneve të reja.

Çfarë tha Dr Karanja për vaksinën Covid ?

Në një letër të datës 3 mars Dr Karanja tha se “ka ilaçe që janë rivendosur dhe përdorur në mënyrë efektive për të trajtuar Covid-19”, duke shtuar se “ne gjithashtu e dimë se vaksinimi për këtë sëmundje është krejtësisht i panevojshëm duke e bërë dyshues motivimin.

Ai vazhdoi në forume të ndryshme duke mbrojtur trajtime alternative, përfshirë trajtimin me avull dhe një përzierje të ilaçeve, përfshirë hidroksiklorokinë dhe Ivermectin, të cilat nuk janë miratuar nga OBSH-ja për të trajtuar Covid-19.

Karanja, i cili ishte një obstetër dhe gjinekolog, vdiq të enjten, një javë pasi u shtrua në spital duke vuajtur nga ndërlikimet e shkaktuara nga një infeksion Covid-19.

Përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore