Jetesë & Stil

Kanye West i kërkoi t’i digjte gjërat e tij, Kim Kardashian zbulon arsyen e refuzimit


Modelja, Kim Kardashian po pranon realitetin e ri, teksa martesa e saj zyrtarisht po mbyllet para syve të publikut.

Në episodin e së enjtes të “The Kardashians”, ylli televiziv 42-vjeçe, ka reflektuar mbi martesën e saj me rep artistin, Kanye “Ye” West, ndërsa pastronte një depo të veshjeve dhe dhuratave që kishte grumbulluar gjatë viteve.

Në një intervistë rrëfyese, një producent i kujtoi Kimit se divorci i saj nga Kanye, u finalizua ditën që ajo po shfletonte gjërat e tij.

“Unë jam vërtet në paqe me të. Ka kaq shumë gjëra të mahnitshme që dolën nga martesa dhe divorci im”, ka thënë Kim duke kujtuar kohërat pranë Kanye.

Pavarësisht vështirësive që ajo ka përjetuar pas divorcit të saj, themeluesja e SKIMS zbuloi se ajo “nuk do të merrte kurrë asgjë nga gjërat e vështira që kanë ndodhur ose ndonjë nga kohët e vështira”.

“Unë e dua jetën time, por është koha për të bërë diçka ndryshe dhe më duhet vetëm një minutë. Është si kujtimet, e trishtueshme”, ka thënë ajo.

Ndërsa kalonte nëpër koleksionet e mëparshme të Kanyes për koleksionin Yeezy dhe modele të veshjeve, Kim e quajti atë periudhë “kapsulë të kohëve më të mira” në martesën e tyre.

“Realiteti është se jeta është me të vërtetë ndryshe, dhe kur e dini se nuk mund të kthehet më atje – kjo është ajo që është e keqe dhe kjo është ajo që është e vështirë”, rrëfeu ajo para kamerave.

“Por fëmijët e mi do të kenë kujtimet më të mira dhe ky do të jetë nderimi më i mirë për ta”, ka shtuar ajo.

Edhe pse ish-çifti kanë pasur mosmarrëveshjet e tyre dhe janë përballur me polemika për shkak të natyrës publike të divorcit të tyre, Kim pohoi se nuk donte t’u hiqte fëmijëve përvojën e të pasurit “babain më të mirë në të gjithë botën”.

Ajo zbuloi se Kanye i kishte kërkuar më parë që t’i “digjte gjërat e tij”, por ajo i mban kujtimet e fshehura që fëmijët e saj t’i shijojnë kur të rriten.

Kim gjithashtu pranoi se kishte “shumë kujtime të mahnitshme” , por ajo ishte në një “fazë pastrimi” ku po praktikonte të linte të vjetrën në mënyrë që të krijonte kujtime të reja.

“Mendoj se po përpiqem të kuptoj se nuk kam nevojë për të. Sikur nuk jam ajo që jam sot”, shtoi ajo tutje.

Në mars të vitit 2022, Kim dhe Kanye u divorcuan pas gjashtë vitesh martesë.

Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2011 dhe mirëpriti vajzën e tyre të parë North, 10 vjeç, në qershor të vitit 2013.

Më në fund ata u martuan në vitin 2014 dhe patën tre fëmijë të tjerë: Saint, Chicago dhe Psalm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore