Jetesë & Stil

Kanye West dhe Irina Shayk i japin fund romancës së tyre


Një ndër çiftet më të përfolura të show-bizzit sa i përket romancës së tyre, kohët e fundit, ka qenë Kanye West dhe Irina Shayk.

Burime për “The People” tregojnë se lidhjes së reperit 44-vjeçar me modelen 34-vjeçare i ka ardhur fundi.

Një burim pranë tyre ka thënë se, “nuk ishte kurrë një gjë serioze. Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet me dikë tani. Ata mbeten vetëm miq”.

Lajmet për ndarjen e tyre vijnë pak më shumë se një muaj, pasi një burim për “People” tha se Shayk ishte e pakënaqur me thashethemet e ndarjes së çiftit.

“Irina është shumë e mërzitur me gënjeshtrat për të dhe Kanye. Ata janë vetëm në etapën e takimeve romantike”.

Dy yjet u panë së bashku në fillim të qershorit, teksa festonin ditëlindjen e 44-t të reperit në Vila La Coste në Francë.

West filloi të ndiqte Shayk, disa javë më parë dhe ata ishin shoqëruar në New York, aty ku jeton dhe modelja.

Ai e ftoi atë në Francë dhe ajo me kënaqësi pranoi. Ata nuk janë zyrtarisht në lidhje, por ka interes nga të dyja palët.

Ish-gruaja e West, Kim Kardashian, e cila bëri kërkesë për divorc në shkurt, ishte në dijeni të romancës para ditëlindjes së reperit.

Kardashian dhe West janë prindër të katër fëmijëve, North (tetë vjeçe), Chicago (tre vjeçe) dhe djemtë Saint (pesë vjeç) dhe Psalm (dy vjeç).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore