Një kandidate e partisë “Tubimi Kombëtar” të Marine Le Pen është tërhequr nga gara edhe pse pati një rezultat pozitiv në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, për zonën elektorale të Calvados.
Ludivine Daoudi iu desh të tërhiqte kandidaturën e saj për shkak se në rrjet është bërë virale një foto e saj, ku shfaqet e veshur me një kapele naziste.
Largimin e saj nga gara e njoftoi delegati i partisë Philippe Chapron mëngjesin e kësaj të marte.
“Ajo nuk e mohon, ajo e bëri këtë foto disa vite më parë në Saint-Pierre-sur-Dives. Në të vërtetë fotografia ka lënë shije të hidhur. Nuk mund të pranojmë një gjë të tillë”, theksoi Chapron.
Që nga fillimi i fushatës legjislative, disa kandidatë të Tubimit Kombëtar janë tërhequr nga gara për shkak të vërejtjeve raciste ose antisemitike.
Kandidati për Morbihan, Joseph Martin u përjashtua para raundit të parë për shkak të një mesazhi antisemitik të publikuar në 2018 në rrjetet sociale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Starmer heq dyshimet: Plani ‘Ruanda’ ka vdekur dhe është varrosur me qeverinë e shkuar
-
Starmer mbledh kabinetin dhe mban fjalimin e parë si kryeministër
-
Paga mesatare në Kosovë 780 euro, Bajrami: Paga u është rritur kryeministrit e ministrave, jo qytetarëve
-
Zhdoganimi i Carit ndërsa pret Trump: Ndeshja globale e Orbanit
Lajmet kryesore
-
Rrugët me pagesë – Si rreshtohet Shqipëria mes Evropës dhe rajonit?
-
Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë
-
Zhdoganimi i Carit ndërsa pret Trump: Ndeshja globale e Orbanit
-
Votimi 5 me 4 kundër Ligjit për Byronë, Hasani: Mënyra e votimit s’tregon asgjë, shqetësuese si Qeveria po i arsyeton goditjet ndaj Kushtetueses