Lajme

“Kam gjasa reale që të kaloj në raundin e dytë” – Osmani flet për AP për kandidaturën për President të Maqedonisë së Veriut


Bujar Osmani

Bujar Osmani, kandidat i “Frontit Evropian” për President të Maqedonisë së Veriut, është shprehur optimist se mund të kalojë në raundin e dytë në garën presidenciale.

Këto komente, Osmani i ka bërë në një intervistë për Albanian Post, ku ka folur edhe për pritshmëritë e “Frontit Evropian” në zgjedhjet parlamentare.

“Me frontin e madh prej 9 partive politike ne nuk bëjmë fare garë me opozitën, kemi formuar për herë të parë bllokun e parë multietnik që udhëheqin shqiptarët”, ka deklaruar Osmani për AP.

Sipas Osmanit, opozita shqiptare, përkatësisht koalicioni “VLEN”, nuk ka ofertë për qytetarët, por, në vlerësimin e tij, ata duan vetëm që ta rrëzojnë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Sa i përket ndërhyrjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka thënë se duhet pasur kujdes përfshirja në procese elektorale nga pozita e kreut të ekzekutivit, pasi që në këtë mënyrë pastaj involvohen shtetet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore