Lajme

Kaliforni, babai vrau fëmijët e tij në bazë të teorisë konspirative “QAnon” dhe “Illuminati”


Matthew Taylor Coleman (@Matthewtaylorcoleman përmes Instagramit)

Autoritetet në Kaliforni, të enjten e 11 gushtit njoftuan se Matthew Taylor Coleman, që vrau dy fëmijët e tij ishte një ndjekës i teorive konspirative, “QAnon” dhe “Illuminati”.

Në thelb të kësaj teorie është mendimi se, “fëmijët kur të rriten kthehen në përbindësha”, kështu që Coleman-it i duhej të vriste fëmijët e tij.

Sipas Zyrës së Prokurorit Amerikan për Qarkun Qendror të Kalifornisë 40-vjeçari, u akuzua të mërkurën për vrasjen e djalit të tij 2-vjeçar dhe vajzës së tij 10-muajshe.

Autoritetet shtuan se Coleman i tha Byrosë Kombëtare të Hetimit (FBI) se ai përdori një mjet peshkimi – shtizë – për t’i goditur në zemër fëmijët e tj.

Një kallëzim penal pretendon se ai i tha FBI -së se ai i vrau fëmijët e tij sepse ai besonte në “teorinë e përbindëshit” dhe se komploti i vrasjes erdhi pasi ai besonte e gruaja e tij u kishte dhënë “ADN-në e gjarprit” fëmijëve.

Gruaja e Coleman, e identifikuar vetëm nga inicialet e saj, kontaktoi policinë e Santa Barbara-s pasi burri i saj i kishte nxjerrë fëmijët të shtunën, por nuk i tha asaj se ku po shkonin.

Ajo u shqetësua pasi ai nuk iu përgjigj mesazheve të saj dhe më pas njoftoi policinë.

Ankesa pretendon se Coleman pranoi vrasjet pasi u mor në pyetje të hënën dhe u dha autoriteteve vendndodhjen e armës së vrasjes dhe veshjet e përgjakura të hedhura.

Ai identifikoi dy trupat e gjetur nga autoritetet meksikane si ato të fëmijëve të tij. Seanca e parë e gjyqit do të mbahet më 31 gusht.

Sipas ankesës, Coleman tha se ai e dinte se ajo që bëri ishte e gabuar, por se “ishte mënyra e vetme për të shpëtuar botën”.

“ADN-ja e gjarprit” ka të ngjarë të jetë një referencë për teorinë e komplotit “njerëzit e hardhucës”, e cila pretendon në mënyrë të rreme se alienët zvarranikë drejtojnë fshehurazi botën dhe kanë marrë poste të rëndësishme në qeveri, banka dhe Hollivud.

Nga hetimet u zbulua se Coleman u tha autoriteteve se ai mësoi për “ADN-në e gjarprit” përmes teorive të komplotit “QAnon” dhe “Illuminati” – edhe pse teoria e komplotit të njerëzve hardhucë ​​i paraprin të dyve për disa dekada.

Besimtarët në secilën teori konspirative janë bashkuar së bashku gjatë disa viteve të fundit sepse ndikuesit dhe algoritmet e teorisë së komplotit në mediat sociale shpesh i bashkojnë teoritë së bashku.

“QAnon” është një teori konspirative e kohëve të fundit e bazuar në besimin se një komplot i ngjashëm global në krye të qeverisë amerikane po vret dhe ha fëmijët fshehurazi.

Si dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump po punonte në heshtje për t’i mposhtur ata gjatë kohës së tij në detyrë.

Anthony Quinn Warner, i cili bombardoi ndërtesën “AT&T” në Nashville, Tennessee, ditën e Krishtlindjeve, pohoi se njerëzit e hardhucave po merrnin Hollwood-in dhe qeverinë amerikane. Warner vdiq dhe tre persona të tjerë u plagosën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore