Lajme

Kabul: Ushtria amerikane çaktivizoi shumë avionë para se të largohej


Ushtria amerikane ka çaktivizuar shumë prej avionëve dhe automjeteve të blinduara, si dhe një sistem të teknologjisë së lartë të mbrojtjes nga raketat në aeroportin e Kabulit.

Këtë e pohoi shefi i Komandës Qendrore, gjenerali Kenneth McKenzie para se trupat e fundit amerikane të largoheshin të hënën e 30 gushtit.

McKenzie sqaroi në deklaratën e tij se 73 avionët që gjenden në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ishin “të çmilitarizuar” ose të padobishëm.

“Ata avionë nuk do të fluturojnë kurrë … Ato nuk do të jenë në gjendje të operohen nga askush”, tha ndër të tjera gjenerali.

McKenzie tha se Pentagoni, i cili krijoi një forcë prej gati 6 mijë trupash për të pushtuar dhe operuar aeroportin e Kabul-it kur filloi transporti ajror më 14 gusht, la pas rreth 70 automjete taktike të blinduara MRAP.

Vlera e tyre shkon deri në 1 milion dollarë secila.

Automjetet “nuk do të përdoren kurrë më nga askush”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu lanë pas sistemin C-RAM-kundër-raketë, artileria dhe mortaja që u përdor për të mbrojtur aeroportin nga sulmet me raketa.

Sistemi ndihmoi në shmangien e breshërisë me pesë raketa nga Shteti Islamik (IS) të hënën e 30 gushtit.

“Ne zgjodhëm t’i mbanim ato sisteme në funksion deri në minutën e fundit”, para se të largohej avioni i fundit amerikan, tha McKenzie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore