Shqipëria

Ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik të QSUT-së


Albana Koçiu – ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – ka njoftuar se vijon prej disa ditësh puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin shkurt.

Ndërkohë vijon të ofrohet shërbimi i urgjencës për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike.

“Prej disa ditësh në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin shkurt. Ne luftë me kohën për të rikthyer sa me parë në këtë strukture spitalore dhe shërbimin për urgjencat kardiovaskulare, shërbim që aktualisht po ofrohet në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe Spitalin Rajonal të Shkodrës”, ka bërë me dije ajo.

Sipas saj, Shërbimi i Urgjencës në QSUT vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore