Sport

Juventus-i rigjen formën, triumfon dhe në derbi


Juventus-i ka arritur fitoren e radhës në Serie A. “Zonja e Vjetër” ka fituar minimalisht 1-0 përballë Torino-s në derbi.

Juventus-i dhe Torino u përballën në ndeshjen e javës së shtatë në “Stadio Olimpico Grande Torino”. Goli i Manuel Locatelli-t i dha tri pikët bardhezinjëve.

Një ndeshje me dy fytyra për Juventus-in. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me dominimin e bardhezinjëve. Pjesa e dytë foli më shumë për Torino-n, por fati nuk ishte me ta.

Goli që do i jepte fitoren Juventus-it u shënua katër minuta para përfundimti të kohës së rregullt të takimit.

Federico Chiesa gjen Locatelli-n të pa mbuluar nga mbrojtja mike në hyrje të zonës. Mesfushori më pas e dërgoi topin në cepin e portës. Vanja Milinkovic-Savic nuk mundi të bënte asgjë për të ndaluar gjuajtjen e Locatelli-t.

Tri pikë me shumë vlera për Juventus-in që shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e tetë të renditjes. Fitorja e tretë në kampionat për bardhezinjtë, pas atij fillimi të dobët. Duket se “Zonja e Vjetër” po gjen ritmin.

Në ndeshjen tjetër, të luajtur më herët, Salernitana ka arrritur të marrë fitoren e parë këtë sezon në Serie A. Goli i Milan Duric-it i dha fitoren minimale 1-0 përballë Genoa-s mike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore