Sport

Juventus-i dhe Bayern-i projektojnë shkëmbim në mesfushë


Klubi italian i Juventus-it dhe ai gjerman i Bayern Munich-ut janë duke projektuar një shkëmbim të bujshëm. Rodrigo Bentancur do të kalojë në Mynih, ndërsa Leon Goretzka në Torino.

Calciomercato raporton se paraqitja e uruguajanit te Juventus-i nuk i ka arritur pritshmëritë dhe pas këtij sezoni zhgënjyes deri më tani, pritet që në verë të ndryshojnë shumë gjëra.

Ish-lojtari i Boca Juniors-it ndonëse nuk ka bindur shumë në Torino, për të janë të interesuara disa klube nga Premier Liga, Atletico Madrid-i dhe së fundmi edhe Bayern-i.

Interesimi i Bayern-it ka bërë që të flitet për një marrëveshje të mundshme mes dy klubeve, pasi që edhe Juventus-i e ka pasur nën vëzhgim prej kohësh, Goretzka-n, që kur ishte pjesë e Schalke-s.

Gjermani ka kontratë deri në 2022, ndërsa uruguajani deri në 2024. Vlera në merkato për të dy është rreth 50 milionë euro, çka bën që klubet të mos kenë humbje ekonomike nga ky transferim.

Klubet kanë marrëdhenie të mira dhe më herët kanë kryer disa transferime vitet e fundit si, Medhi Benatia, Douglas Costa, Arturo Vidal dhe Kingsley Coman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore