Sport

Juventus-i bëhet pjesë e platformës kineze Xiaohongshu


Juventus-i është bërë klubi i parë në Evropë që ka hapur llogari zyrtare në platformën kineze Xiaohongshu, ku do të publikojë të gjitha lajmet më të fundit.

Xiaohongshu është një platformë dedikuar stitlit të jetesës, artit, modës, muzikës, sportit etj. Pak a shumë ajo është e ngjashme me Instagram-in dhe në Kinë është shumë e përhapur te të rinjtë.

Juventus-i do të ndaj tashmë me ndjekësit në këtë platformë të rejat më të fundit rreth klubit, azhornimet mbi ndeshjet, apo dhe ngjarje të tjera.

Platforma ka rreth 70% të përdoruesve të saj, të rinjtë që kanë lindur pas vitit 1990, të cilët tregojnë nëpërmjet fotove dhe videove çaste nga stili i jetesës së tyre.

Luca Adornato, Shefi i Marketingut te Juventus-it tha se “Juventus-i është i përkushtuar për të promovuar një mënyrë jetese të fokusuar në futboll në një shkallë globale dhe është i kënaqur që është në gjendje të lidhet me bazën tonë të tifozëve pasionantë në të gjithë Kinën në Xiaohongshu”.

“Shpresojmë t’u ofrojmë tifozëve në të gjithë botën përmbajtje që variojnë nga futbolli në stilin e jetës dhe duke e lançuar atë në Xiaohongshu, ne mund ta përdorim këtë platformë për të pasur një komunikim më të thelluar me tifozët kinezë”.

Juventusi është tashmë i pranishëm edhe në mediat e tjera sociale kineze, si Weibo, Wechat dhe Douyin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore