Sport

Juventus dhe Manchester United në kërkim të Saul Niguez


Saul Niguez

Mesfushori Saul Niguez është i vendosur të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, sipas gazetës Marca.

Dy kandidatët kryesorë për të nënshkruar spanjollin janë Juventus dhe Manchester United.

Pavarësisht titullit të fundit të Atletico Madrid në La Liga, Saul është ende i vendosur të largohet nga klubi dhe gazeta Marca ka raportuar se ai dëshiron të marrë “një drejtim tjetër në karrierën e tij”.

Saul ka fituar La Liga-n, Copa del Rey, Europa League dhe Super Kupën e UEFA-s në karrierën e tij nëntë-vjeçare te Atletico.

Juventusi është skuadra që duket më e etur për ta nënshkruar atë, edhe pse kjo mund të ndryshojë pasi klubi ndërroi trajnerin, duke rikthyer Massimiliano Allegrin në krye të skuadrës.

‘Zonja e vjetër’ nuk është skuadra e vetme e interesuar për Saul, pasi dhe Manchester United thuhet se do të jetë në garë, me Ole Gunnar Solskjaer për të forcuar skuadrën e tij.

Atletico priste një shumë transferimi prej 70 milion € për Saul në vitin 2019, por tani thuhet se ata  janë të hapur për oferta që kënaqin të gjithë palët.

Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur me 26-vjeçarin gjatë verës së kaluar, por transferimi nuk u arrit, por me lojtarin që dëshiron të largohet këtë verë, ata mund të jenë më afër se kurrë për të arritur objektivin e tyre afatgjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore