Sport

Jorge Mendes-i ka tre lojtarë për Mourinho-n


Një nga agjentët më të njohut të futbollistëve, Jorge Mendes, është duke bashkëpunuar me Jose Mourinho-n për të çuar në Londër tre futbollistë portugez.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm duket larg për skuadrën e Mourinho-s dhe ekipi ka nevojë për ristrukturim. Priten disa largime, mes të cilave edhe Harry Kane. Në hyrje janë disa emra, ku së fundmi po flitet për tre lojtarë që kanë agjent Mendes-in.

Mourinho pëlqen Bernardo Silva-n e Manchester City-t, Andre Silva-n e Eintracht Frankfurt-it dhe Ruben Neves-in e Wolverhampton-it.

Bernardo Silva duket më pak i munduri për t’u transferuar te Spurs. Ai është ndër lojtarët e preferuar të Pep Guardiola-s, megjithatë gjithçka është e mundur nëse lojtari bindet për të ndryshuar ambient, në mënyrë që të kërkojë largimin nga City.

Mesfushori i Wolves-it, Ruben Neves-i mund të largohet nga Ujqërit nëse te këta të fundit mbërrin një ofertë mbi 50 milionë euro. Mesfushori është një nga lojtarët më të spikatur në Premier Ligë, gjë që nuk i ka shpëtuar syrit të Mourinho-s.

Andre Silva është duke bërë një sezon të shkëlqyer në Bundesligë. Portugezi është kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit. Ai renditet i dyti, pas Robert Lewandowski-t në listën e golashënuesve të Bundesligës. Në total është aktivizuar në 29 ndeshje, ku ka shënuar 24 gola. Për një shumë rreth 30 milionë euro ai mund të largohet nga Frankfurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore