Lajme

Johnson: Ukrainasit e zakonshëm po frymëzojnë miliona njerëz


Në përgjigje të fjalimit të presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, para deputetëve britanikë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se ukrainasit e zakonshëm po frymëzojnë miliona njerëz me guximin e tyre.

Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur të “shtypin” për të furnizuar me armë ushtarake, për të vendosur sanksione dhe për të shtuar presionin kundër Rusisë dhe pushtimit të saj në Ukrainë.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të përdorë çdo metodë të mundshme derisa presidenti rus Vladimir Putin të dështojë në këtë sipërmarrje dhe Ukraina të jetë e lirë “edhe një herë”.

Kjo është dita e 13-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa të paktën 474 civilë, përfshirë 29 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore