Muzikë

“John Lennon shqetësohej se si do ta kujtonin njerëzit pasi të vdiste”, thotë Paul McCartney


Ndarja nga jeta ishte diçka që i ndjeri John Lennon, ylli i “The Beatles”, e mendoi vite përpara vdekjes së tij të parakohshme në vitin 1980.

Së fundmi, shoku i tij u grupit, Paul McCartney ka reflektuar mbi jetën e mikut të tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorit muzikor në podkastin e tij në iHeart Radio, “McCartney: A Life in Lyrics”, teksa zbuloi se Lennon, i cili ishte 40 vjeç kur u vra jashtë banesës së tij në New York City, ishte nervoz se si do të kujtohej pas vdekjes.

“Më kujtohet që ai më tha: ‘Paul, shqetësohem se si njerëzit do të më kujtojnë kur të vdes’, dhe kjo më tronditi”, kujton McCartney, 81 vjeç.

“Unë i thash ‘Njerëzit do të mendojnë se keni qenë i mrekullueshëm, ju tashmë keni bërë mjaftueshëm punë për ta demonstruar këtë’”, shoi ai.

Kitaristi i basit vazhdoi: “Unë isha si prifti i tij. Shpesh më duhej të thosha, ‘Biri im, je i shkëlqyeshëm, mos u shqetëso për këtë’, dhe ai e merrte atë. Kjo do ta bënte të ndihej më mirë”.

McCartney gjithashtu reflektoi se sa mirë ai dhe Lennon punuan së bashku në episodin, i cili u titullua “Here Today” në lidhje me këngën solo të vitit 1982 që ai publikoi në dritën e vdekjes së mikut të tij një vit më parë.

Ai e përshkroi këngën e vitit 1982 si “një këngë dashurie për John”, duke thënë se ai e shkroi atë pas vdekjes së Lennon dhe se ishte një mënyrë që ai të reflektonte mbi disa nga kujtimet e tyre më të dashura.

“Kujtoja gjëra për marrëdhënien tonë dhe rreth miliona gjërave që kishim bërë së bashku. Nga të qenit në sallonet ose dhomat e gjumit të njëri-tjetrit, ose duke ecur në rrugë së bashku, ose duke ecur në autostop”,tha McCartney.

Shkrimi i këngës ishte “shumë emocionues, shumë emocionues”, shtoi ai, “sepse unë isha ulur atje në këtë dhomë të zhveshur duke menduar për Gjonin dhe duke kuptuar se e kisha humbur”.

Megjithatë, ai shërohej në mënyrën e vet.

“Dhe ishte një humbje e fuqishme, kështu që të bisedoje me të në një këngë ishte një formë ngushëllimi. Disi isha përsëri me të”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore