Jetesë & Stil

Jennifer Aniston mohon pretendimet se ajo dhe Brad Pitt “janë ribashkuar”


Dikur, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, ishin në fokusin e mediave falë punës dhe lidhjes së tyre të dashurisë. Por, aludime të ndryshme i kthyen ata përsëri në qendër të vëmendjes edhe tani vite më vonë  , pasi në tabloidet rozë u përfol për një ribashkim të mundshëm mes dyshes.

Së fundmi në një intervistë për magazinën “People”, Aniston është shprehur e lumtur për martesën pesë vjeçare me Pitt.

“Ishte absolutisht argëtuese. Por, edhe sot, Brad dhe unë jemi shokë, jemi miq”, tha ajo.

Aniston mohoi pretendimet se “ajo dhe Pitt mund të jenë ribashkuar”.

“Ne flasim dhe nuk ka asgjë të çuditshme, përveç të gjithëve që ndoshta e shikuan atë me ëndje dhe vazhdojnë të na duan bashkë, të na shohin bashkë. Por, jo. Ne jemi vetëm miq”, përfundoi ajo.

Megjithëse Aniston dhe Pitt janë në marrëdhënie të mira tani, ndarja e tyre ishte zhytur në dramë mes thashethemeve se Pitt kishte filluar një lidhje të dyshuar me aso kohe me Angelina Jolie, me të cilën ai u martua përfundimisht më vonë.

Por, fansat e dyshes, Jennifer dhe Brad, nuk rreshtin së shprehuri pëlqimin dhe dëshirën për t’i parë ata përsëri bashkë.

Sa herë që ish çifti bëhen bashkë në ndonjë eveniment, ata zgjojnë kureshtje tek personat që i ndjekin.

Njejtë ndodhi edhe në vitin 2020, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “SAG Awards”, teksa u fotografuan të përqafuar dhe menjëherë u bënë pjesë e kryetitujve të tabloideve botërore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore