Jetesë & Stil

Jennifer Aniston befason me deklaratë rreth Brad Pitt


Tashmë nuk ka dyshime se aktorja e famshme amerikane, Јennifer Aniston, di të befasoj dhe të zgjoj vëmendjen e publikut me vetëm një deklaratë.

Në një intervistë dhënë për “Access Hollywood”, ajo u pyet për ngjarjet apo historitë që lanë gjurmët e preferuara në jetën e aktores dhe përgjigja ishte thjesht e papritur për të gjithë.

Aniston ka përmendur ish bashkëshortin, Brad Pitt, duke se thënë se – “ai ishte fantastik”, çka ngjalli edhe më shumë dyshime rreth aludimeve të fundit se dyshja e famshme e filmit kanë rifilluar një lidhje pas 16 vjetësh.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

Jennifer Aniston, ishte e martuar me Brad Pitt që nga viti 2000 deri në vitin 2005, teksa më pastaj ata të dy ndanë rrugët duke vazhduar jetët e tyre në drejtime të ndryshme.

Ndryshe, Brad Pitt dihet se është përfshirë në një betejë ligjore me ish gruan e tij, Angelina Jolie.

Kjo e fundit ka akuzuar atë për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.

Dokumentet tregojnë se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar.

Sipas një burimi të së përditshmes “Heat”, Pitt dhe Aniston kanë filluar të takohen që prej nisjes së ngjarjeve të fundit, teksa Jennifer ka preferuar të jetë pranë Brad në këto kohë jo të lehta për aktorin amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore