Lajme

Java në Kosovë me borë dhe shi


Ilustrim

Moti që do të mbizotërojë gjatë javës së ardhme do të ketë reshje shiu dhe bore, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Gjatë ditës së hënë pritet që të ketë reshje shiu, të cilat gjatë natës do të pasohen me reshje bore.

Edhe të marten gjithashtu parashikohet të jetë kohë që do të përcillet kryesisht me reshje boshe.

“Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion”, shkruhet në njoftimin e IHK-së.

Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore