Lajme

Janjiç thotë se “s’duhet befasuar” nëse situata aktuale mes Kosovës dhe Serbisë “shndërrohet në konflikt të armatosur”


Dushan Janjiç

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike (FER) në Beograd, Dushan Janjiç, në një prononcim për “Radio Evropa e Lirë” të enjten, duke komentuar mbi mungesën e progresit në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, konsideroi se “nuk duhet befasuar” nëse situata aktuale mes palëve “shndërrohet në konflikt të armatosur”.

“Dialogu ka vdekur” dhe “nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë me nder”, theksoi Janjiç, derisa shprehu shpresën se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PE) në qershor dhe emërimit të ndërmjetësuesve të rinj evropianë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përpjekje të reja për ‘ringjalljen’ e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Momentalisht, për fat, kemi këtë ndërgjegjësim tek amerikanët dhe te NATO-ja, që kjo situatë duhet të shtensionohet. Për këtë i kanë duart tërësisht të lira dhe mendoj se këtë po e bëjnë me sukses”, deklaroi ndër të tjera Janjiç.

Në këtë sfond, shumë vlerësojnë se dritarja për normalizim do të mbyllet shpejt, duke hapur mundësitë për dhunë, posaçërisht sepse zgjedhjet për PE-në në qershor dhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në nëntor të vitit 2024 do ta ngushtojnë perspektivën e arritjes së një marreveshjeje paqeje përmes kompromisit të negociuar.

Zgjedhjet në BE/SHBA zbehin perspektivën e dialogut – mund të prodhojnë rezultate të pafavorshme për Kosovën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore