Jetesë & Stil

Jamie Foxx i pikëlluar për vdekjen e shokut të ngushtë


Komediani amerikan, Jamie Foxx është duke pikëlluar për humbjen e një personi së fundmi.

E dhimbjen e tij, Foxx së fundmi e ka ndarë me ndjekësit në mediat sociale, derisa ka treguar, se sa shumë po i mungon miku i tij tanimë i ndjerë, Keith Jefferson.

Foxx postoi një homazh për Jefferson, i cili ishte gjithashtu një aktor, duke shkruar, “kjo dhemb, Keith. Ti nuk ke qenë gjë tjetër veçse hiri absolut, gjithë jetën tënde zemra jote ishte e pastër dhe dashuria jote ishte e pamatshme. Ti ke qenë një shpirt i mahnitshëm”.

Keith Jefferson, Jamie Foxx.

“Të gjithëve do të na mungosh shumë dhe do të duhet shumë kohë që kjo të shërohet”, shtoi Foxx.

Ylli i “Ray” shtoi dy postime të tjera në nderim të Jefferson-it, duke shkruar në një: “Gjithçka dhemb tani, duke e pasur të vështirë të shikosh nëpër këto foto duke rijetuar kujtimet tona dhe duke kaluar një kohë të mirë që do të na mungosh njeri”.

Sipas profilit të Jefferson në IMDb, ai u shfaq me Foxx në dy episode të “The Jamie Foxx Show” në vitin 1998 dhe në vitin 1999.

Dyshja u shfaqën në disa projekte të tjera së bashku gjatë viteve, duke përfshirë filmin e Quentin Tarantino të vitit 2012 “Django Unchained” dhe më shumë.

Kohët e fundit ata u shfaqen në “Day Shift” të vitit të kaluar dhe “The Burial”.

Jefferson gjithashtu u shfaq në filmin e Tarantinos të vitit 2015 “The Hateful Eight”, si dhe në “Once Upon a Time in Hollywood” të vitit 2019.

Në gusht, Jefferson ndau në një postim në rrjetet sociale se ai ishte diagnostikuar me kancer dhe etiketoi Foxx, duke shkruar: “Unë kam një familje të dashur dhe miqtë më të mirë në të gjithë botën. Ti e di kush je”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore