Lajme

Jacinda Ardern i shtang të gjithë me dorëheqjen e saj të beftë


Ajo u bë liderja më e re grua në botë, kur në vitin 2017 e udhëhoqi Partinë Laburiste drejt fitores në zgjedhjet e Zelandës së Re.

Vetëm gjashtë vjet më pas, Jacinda Ardern dha një dorëheqje krejt të papritur, duke i shtangur të gjithë dhe duke shpallur datën e re të zgjedhjeve në 14 tetor 2023.

Arsyeja e tërheqjes?

“Nuk e kam më energjinë dhe frymëzimin për të kërkuar një rizgjedhje timen të radhës”.

Kështu i ka thënë ajo reporterëve në një komunikatë të jashtëzakonshme orët e para të mëngjesit të së enjtes së 19 nëntorit.

“I kam dhënë gjithë qenien time të qenit kryeministre, por edhe më ka marrë shumë nga vetja”, e vijoi ajo fjalimin e dorëheqjes thuajse në faj se po zgjidhte veten, duke shtuar se e dinte shumë mirë se çfarë puna e një kryeministri kërkon dhe se ajo vetë, nuk e ka më të mundur ta kryejë si duhet.

Kjo gjë i jep fund edhe një karriere të shpejtë në kohë, por të admirueshme për nga aspekti politik, ku Ardern e ktheu jo vetëm veten, por vlerat libera në tërësi në epiqendër të botës, gjatë përballjes me kriza të caktuara nga një ishull përtej oqeanit.

Pavarësisht kësaj, një mandat i tretë për të do të ishte një ngjitje në malore, duke parë edhe se laburistët ishin pas Partisë Nacionale në sondazhe të ndryshme.

Liderin e ri, partia e Ardern do ta zgjedhë më 22 janar, ku fituesit do t’i duhen të paktën dy të tretat e votave, për t’u shpallur kryetar, sipas rregullave statutore.

Vetë procesi, pritet të mbyllet brenda 7 shkurtit, siç e bëri me dije edhe vetë kryeministrja në largim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore