Bota

Itali: Renzi kërkon dorëheqjen e Contes


Ish- kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, po kërkon prej kohësh dorëheqjen e kryeministrit italian, Giuseppe Conte.

Kjo për shkak të numrit të lartë të viktimave nga COVID-19 në Itali, si dhe presionit për planin e marrjes së fondeve të rimëkëmbjes nga Bashkimi Europian (BE).

“Situata është, në aspektin teknik, një katastrofë,” tha Renzi, në një intervistë televizive ditën e hënë.

Renzi gjithashtu e ka kritikuar Conte-n për zhvillim të ngadaltë në shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit dhe vonesa në rihapjen e shkollave. Ai e ka akuzuar atë për përdorimin e pandemisë për të mbajtur pushtetin.

Matteo Renzi ka udhëhequr Italinë nga viti 2014 në 2016-ën dhe drejton partinë Italia Viva, pjesë e koalicionit që drejton Conte. Aktualisht ka shumicën e numrit të parlamentarëve që i përkasin partisë së majtë PD.

Ndarja e koalicionit qeveritar nisi pasi Conte përcaktoi përparësitë e shpenzimeve të fondit prej 196 miliardë eurosh që Italia pret të marrë nga BE si pjesë e planit të rimëkëmbjes.

Sipas mediave Italiane, në ditët në vijim pritet të ketë një riorganizim të kabinetit të Qeverisë, ku Conte mund të bindë disa ministra të tërhiqen ose mund të japë dorëheqjen për të kërkuar një mandat të ri nga Presidenti Sergio Mattarella.

Conte ka qenë në detyrë që nga viti 2018, së pari në krye të një administrate me prirje të djathtë që përfshin Pesë Yjet dhe Lega-n e Matteo Salvinit. Koalicioni u shpërbë një vit më vonë, por ai qëndroi në krye të një qeverie me prirje të majtë së bashku me PD-në./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore