Kosova

IPK suspendon dy zyrtarë policorë për keqpërdorim të pozitës


Inspektorati Policor i Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë

“Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në njoftim.

Të dy është thënë se dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“IPK respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

Polica e Kosovës.

Tutje, IPK, ka arsyetuar edhe vendimin të cilin e ka marrë duke thënë se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në plan operativ.

“Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë çështje është informuar edhe prokurori.

“Me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar 5 (pesë) zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore