Lajme

IPK-ja nis hetimet për reagimin e policisë ndaj gazetarëve në protestën e PSD-së


Foto nga protesta e PSD-së, ku u sulmuan gazetarët.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka bërë të ditur të enjten se kanë nisur hetimet preliminare për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD), që u mbajt të mërkurën e 29 nëntorit.

Ankesa për menaxhimin e protestës nga ana e Policisë së Kosovës, ka pasur nga gazetarët, me një reagim publik kishte dalur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar”, thuhet në njoftimin për media të IPK-së.

Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK).

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), të mërkurën, është shprehur “tejet i shqetësuar”, pasi që në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD), kundër vizitës së vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, u hodh sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.

Për AGK-në, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është “absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme”, andaj i kanë bërë thirrje që të respektojnë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojnë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale.

Nga AGK, kanë bërë me dije se nga ky veprim i policisë, janë pësuar gazetarët Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë.

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate nëpërmjet protestës ku u përdor gazi lotsjellës dhe mjete shpërthyese e kanë kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Gjatë përplasjes së tyre me Policinë e Kosovës janë arrestuar gjashtë anëtarë të kësaj partie.

Reagim brutal i policisë në protestën e PSD-së: Arreston protestuesit, goditen dhe u hidhet sprej syve gazetarëve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore