Sport

Inter-i në duart e arabve?


Pas Newcastle United, duket se miliarderët e kompanisë PIF nga lindja e mesme, nuk do të ndalen me kaq.

Kompania që shndërroi klubin anglez në më të pasurin të botë, ka hedhur sytë edhe nga Serie A.

Bëhet fjalë për skuadrën e Inter-it.

Zikaltrëve duket se po ju vjen fundi i epokës ku nuk mund të paguajnë pagat e futbollistëve dhe detyrohen t’i shesin ata për të mbetur “gjallë”.

Mohammed bin Salman, presidenti i PIF dhe princi i Arabisë

Kjo vjen pas raportimeve të Calciomercato.

Gazeta e famshme sportive italiane raporton që familja Zhang më në fund ka pranuar idenë për të shitur Inter-in.

Nëse nga PIF ofrojnë 1 miliard euro, atëherë Inter-i do të jetë në duartë e arabve.

Sipas tyre, Suning dhe PIF tashmë kanë arritur një marrëveshje, dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Inter pritet të bëhet klubi i dytë i kompanisë multi-miliardere, që tani ka futur duart në futbollin Evropian, dhe nuk duket se do ndalet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore