Integrimi i Shqipërisë në BE, vizat e Kosovës, energjia dhe fluksi migrator janë shtylla të Samitit të Tiranës
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka bërë të qartë piketat ku do të ndalet në mënyrë më të gjerë Samiti mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor.
Sipas Michel, katër gjëra janë themelore për këtë samit.
E para lidhet me integrimin e Shqipërisë dhe gjithë rajonit në bashkësinë evropiane, duke përmendur edhe faktin se mund të ketë një deklaratë të përbashkët mes Tiranës dhe Shkupit, për rrugën e përbashkët evropiane.
Pika e dytë lidhet me liberalizimin e vizave për Kosovën, mbi të cilën do të ketë sërish bisedime pas vendimmarrjes se bllokimi virtual i vizave, do të jetë i hequr më 1 janar 2024.
Këtë pikë, e ka theksuar edhe kryeministri slloven, Robert Golob, me të cilin Michel ishte në deklaratë të përbashkët.
E treta pikë, lidhet me efektin energjetik që lufta në Ukrainë ka pasur në gjithë kontinentin dhe përgjigjen që i duhet dhënë krizës.
Paketa financiare të larmishme janë lëshuar nga Bashkimi Evropian për Ballkanin sa i përket përballimit të krizës energjetike dhe një paketë tjetër është parashikuar për ndihma të mëtejshme.
Shtylla e katërt, do të jetë ajo e sapo prezantuar nga Komisioni Evropian, lidhur me përballimin e fluksit migrator nga rruga ballkanike.
Kjo gjë, përmes një plani pesë pikësh, do të bëjë të mundur uljen e fluksit sipas Michel dhe do të rrisë më tej angazhimin evropian për ndihmën reale në rajon.
Një prej pesë pikave, është edhe ajo e linjëzimit të regjimit të vizave mes vendeve të unionit dhe atyre të rajonit, duke nënkuptuar se Ballkani duhet të përafrojë kriteret me Evropën për vendet e treta, që të ketë kështu edhe një integrim më të shpejtë.
Pesë pika veprimi nga BE-ja, për të ndalur migrimin nga rrugët ballkanike
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Evropës