Shqipëria

Inflacioni shënoi rritje në tremujorin e tretë, thotë Sejko


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se inflacioni në vendin tonë shënoi rritje në tremujorin e tretë.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i BSH-së gjatë një konference për shtyp.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje të mëtejshme në tremujorin e tretë. Ky inflacion regjistroi një vlerë mesatare prej 7.9 për qind gjatë tremujorit”, u shpreh fillimisht Sejko.

Sipas tij, ritmi i rritjes së ekonomisë ka ardhur duke u ngadalësuar pas tremujorit të parë.

Zyrtari bëri me dije gjithashtu se Këshilli i Mbikëqyrjes në BSH vendosi të rrisë sërish me 0.5 për qind normën bazë të interesit nga niveli 2.25 për qind në nivelin 2.75 për qind.

Ndër të tjera, ky këshill vendosi të rrisë me 0.5 për qind normën  e interesit të kredisë një-ditore, nga niveli 3.25 për qind në nivelin 3.75 për qind.

“Gjatë vitit 2023 inflacioni pritet të reduktohet. Rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet pozitive edhe pse do të vijë në mënyrë afatshkrutër dhe do të ushqehet nga zgjerimi i eksporteve”, sqaroi guvernatori.

Inflacioni në Eurozonë arrin nivelin rekord prej 10.7%

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore