Bota

Indi: 11 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve


11 punëtorë kanё vdekur dhe 34 të tjerë janё plagosur gjatё njё shpёrthimi nё njё fabrikё private fishekzjarresh nё jug tё Indisё.

Tё plagosurit janё dёrguar nё spital sipas burimeve tё policisё.

Ata që u plagosën në shpërthimet në fabrikën në rrethin Virudhunagar të shtetit Tamil Nadu u dërguan në një spital për trajtim, tha oficeri i policisë Raj Narayanan.

Dhjetë automjete zjarrfikëse u thirrën për të luftuar zjarrin, pas shpёrthimit tё tij nё fabrikёn e rrethit Virudhunagar, të shtetit Tamil Nadu.

Agjencia e lajmeve Press Trust e Indisë, deklaroi se shpërthimet ndodhën ndërsa punёtorёt po pёrzinin disa kimikate pёr tё bёrё fishkezjarre.

Prodhimi i fishekzjarreve njihet si njё biznes i madh në Indi, tё cilat shpesh pёrdoren në festivale dhe dasma.

Megjithatё, problematike ёshtё bёrё prodhimi i tyre nё mёnyrё ilegale, pёr shkak tё kostove mё tё ulёta se sa tё atyre tё prodhuara legalisht.

Zona ku ndodhi shpërthimi është 520 km, në jug të Chennai-it, kryeqytetit tё shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore