Sport

Incidenti në sfidën me Shqipërinë, Zielinski: Diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time


Shqipëria dhe Polonia u përballën të martën e 12 tetorit në sfidën kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022. Miqtë do të ishin skuadra që do të dilte me tri pikët nga “Air Albania”.

Të pranishëm në këtë sfidë ishin më shumë se 20 mijë tifozë. Në minutën e 77-të, kur Polonia shënoi golin e avantazhit, mbi futbollistët polakë u hodh një “lumë” shishesh plastike nga tifozët.

Mbi incidentin e ndodhur, ka folur mesfushori polak i Napoli-t në Serie A, Piotr Zielinski. Ai u prononcua për median polake “TVP”.

“Ne e dinim që fitorja do të ishte vendimtare, ne ia dolëm ta merrnim. Shqipëria u mbrojt mirë, por në fund ne kishim kontrollin e ndeshjes, përveç dy-tre aksioneve kur u kaluam lehtësisht nga kundërshtari dhe ishin situata të rrezikshme”, tha Zielinski për “TVP”.

“Hedhja e objekteve? Kjo është hera e parë që shikojenjë gjë të tillë. Ata ishin pak nervozë. Në pushim ne ishim gjithmonë gati”.

“Gjatë gjithë kohës është thënë se loja do të rifillojë. Ne morëm njoftimin se kur tifozët të qetësoheshin do të ktheheshim në fushë për pesë ose 10 minuta”, përfundoi Zielinski.

Gazetari polak, Szymon Borczuch, që ishte i pranishëm në sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania”, ka reaguar në Twitter, duke thënë se tifozët nuk kanë hedhur vetëm shishe në fushë. Në një foto të publikuar prej tij, shihen edhe aparate celularë dhe çakmakë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore